Një grua 43 vjeçe, gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi një borë pastruese doli jashtë kontrollit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Petropavlovsk-Kamchatky në Rusi.

Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur shoferi që drejtonte automjetin e pastrimit të borës humbet kontrollin dhe përfund në stacionin e autobusit, raporton

Daily Mail.

Video është filmuar nga kamera e një automjeti që ishte duke kaluar në momentin që ndodhi ngjarja.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se ishte e tmerrshme ajo që panë.

“Isha aty kur gruja dha shpirt, ishte një tmerr”.

Policia e Kamchatky ka konfirmuar vdekjen e këmbësores, pasi kishte marrë plagë të shumta. Shoferi 33- vjeçar që drejtonte makinën e pastrimit është nën hetim lidhur me ngjarjen e rëndë. Nga hetimet e deri më tanishme mësohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të shoferit.

/tvklan.al