Një makinë policie është përfshirë në një aksident automobilistik pasditen e sotme rreth orës 18:55 në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Makina e policisë, që drejtohej nga E.Gj., përplasi një motor. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, me iniciale A.K., i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.  /tvklan.al