Dy makina janë përplasur kokë më kokë në Rrugën e Arbrit, në Gjoricë të Bulqizës. Në aksident është përfshirë një makinë e patrullës së policisë rrugore dhe një mjet tip Mercedes-Benz.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip Mercedes të drejtuar nga Z.M.

Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Të dy të lënduarit janë transportuar për në spitalin Rajonal të Peshkopisë ku po marrin ndihmën mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjësi i policisë ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është trasportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës. /tvklan.al