Nga ngjarja mbeti i plagosur dhe një 27-vjeçar

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku humbi jetën një 38-vjeçar ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Siç mund të shihet në këto pamje të siguruara nga Klan News, makina që drejtohej nga 38-vjeçari Paulin Gjomarkaj, futet në parakalim me shpejtësi dhe humb kontrollin duke u përplasur me një mur anës rrugës.

Përplasja qe fatale për 38-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Bashkë me të udhëtonte dhe 27-vjeçari Nikolli Gjini, i cili mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Manati, në aksin e vjetër Lezhë-Milot./tvklan.al