Tre persona humbën jetën në një aksident tragjik, pasi një makinë u fut kundravajtje në autostradë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së hënës, në Thames Valley të Anglisë.

Sipas BBC, shkak për ngjarjen e rëndë u bë një makinë Subaru Forester, që udhëtonte kundravajtje e për pasojë u përplas me një makinë Ford Mondeo dhe një Ford Focus. Shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në Subaru, të dy në të 80-at, ashtu sikurse edhe shoferi i Ford Mondeo, i cili ishte në të 30-t, humbën tragjikisht jetën në aksident.

Policia në Thames Valley tha se nga ngjarja nuk kishte të lënduar të tjerë. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa motivet nuk dihen ende.

/tvklan.al