4 këmbësorë të plagosur në 2 aksidente



4 këmbësorë të plagosur në 2 aksidente

18:38 30/01/2021

4 këmbësorë mbetën të plagosur gjatë orëve të pasdites në 2 aksidente të ndryshme rrugore, të ndodhura në Tiranë e Fier.

Në kryeqytet, të plagosura mbetën 2 këmbësore të moshës 70 dhe 47 vjeçe, të cilat u përplasën nga një makinë që doli nga rruga.

“Rreth orës 18:10, në Unazë të Re në Tiranë, mjeti me drejtues E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore“, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Rreth po të njëjtës orë, një makinë përplas 2 persona të moshës 67-vjeçare në Fier, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi policia e Fierit./tvklan.al







Të ngjashme