Shoferi i një makine përfundoi në spital mesditën e kësaj të mërkure në Kavajë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ishte ora 13:10, kur M.Xh humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe goditi një shtyllë, në vendin e quajtur “Unaza e vjetër”.

Nga ngjarja ai mbeti i dëmtuar dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al