Makina i merr jetën kalimtarit (Foto)

Posta

Makina i merr jetën kalimtarit (Foto)

18:26 14/12/2018

Një burrë humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të premteje, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:10 në Tapizë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Viktima, sipas policisë, është një kalimtar 58-vjeçar me iniciale G.K, i cili banonte në këtë zonë. Ai u përplas nga një makinë BMW, në rrethana ende të paqarta. Siç mund të shihet nga këto foto të mbërritura në redaksinë tonë nga një qytetar, në rubrikën "

Kallëzo",

automjeti në fjalë ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Policia shoqëroi drejtuesin e makinës (me iniciale A.I) dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi