Një burrë gjeti vdekjen këtë të hënë në fshatin Klos të Cërrikut, pasi u përplas nga një makinë. Burime zyrtare sqarojnë se viktima është një 83-vjeçar me iniciale R.Xh, i cili lëvizte me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore, kur u përplas nga një makinë Iveko me targa AA 576 MY.

Përplasja ishte e fortë dhe 83-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autoritetet policore shoqëruan në komisariat shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin, një 60-vjeçar me iniciale V. Sh. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/tvklan.al