310 drejtues mjetesh të evidentuar në shkelje nga makina inteligjente që është vendosur me intervale të shkurtra kohore, gjatë orëve të mbrëmjes, në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

94 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi dyfish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 122 drejtues mjetesh, krahas shpjetësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 69 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, do të vijojnë 24/7 monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke përdorur makinën inteligjente me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. /tvklan.al