Policia: Radari kap automatikisht shkeljet

“Makina inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor është vendosur këtë të hënë në punë dhe sipas Drejtorit të  Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu, kap shkeljet më të shpeshta  dhe identifikon gjininë e personit dhe targën e makinës.

“Kap shpetjësinë, kap rripin dhe telefonin. Ka cilësi të veçanta që identifikon gjininë e personit dhe targën”

Kjo pajisje inteligjente do të vendoset në akset rrugore ku do të monitorojë 24 orë lëvizjen e mjeteve, ndërsa të gjitha masat administrative do të komunikohen shoferëve në banesat e deklaruara.

Tv Klan