Një 29-vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur nga një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Itali.

Mësohet se 2 makina u përplasën me një kamion. Për pasojë ka mbetur e lënduar nga kjo ngjarje një shqiptare, e cila u dërgua menjëherë në spital.

“Aksidenti mund të kishte pasoja më serioze për të”, shkruajnë mediat italiane.

Nga ngjarja ka mbetur i lënduar më lehtë një 32-vjeçar italian. Shoferi i kamionit ka mbetur i padëmtuar shkruajnë mediat.

Mësohet se një ditë më parë shumë pranë këtij vendi ka ndodhur një tjetër aksident./tvklan.al