Napoli- Një makinë ku udhëtonin katër persona ka rënë nga një lartësi prej 21 metra, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë

Sipas mediave italiane mësohet se në automjet udhëtonin katër persona, dy burra dhe dy gra. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 06:30 në rrugën Posillipo në Napoli.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe një nga gratë është në gjendje kritike për jetën.

Makina ka përfunduar në kopshtin e një banesë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe policia po heton në dy pista, që janë shpejtësia e lartë më të cilën udhëtontë drejtuesi i automjetit ose lagështira në rrugë./tvklan.al