Beyonce dhe Jay-Z mund të jenë çifti që qëndron pas blerjes së makinës më luksoze në botë.

Rolls-Royce prezantoi këtë javë makinën Boat Tail, me një vlerë marramendëse prej 28 milionë dollarë që mund të përshtatet sipas dëshirave të klientit.

Makina mendohet të jetë porositur nga çifti i yjeve për arsye se përmban shumë detaje nga gjërat e tyre të preferuara, si ngjyra blu e makinës që mund të lidhet me emrin e vajzës së tyre, Blue Ivy.

Përveç kësaj, makina ka një frigorifer të posaçëm për shampanjën e preferuar të çiftit “Armand de Brignac”, një set pikniku që hapet me anë të një butoni, një tavolinë koktejli, karrige portative dhe çadra. Gjithashtu, është e krijuar për të udhëtuar në rrugët e Rivierës Franceze, destinacion që çifti Carter e viziton shpesh.

Pronari i kompanisë Rolls-Royce nuk ka folur për asnjë nga spekulimet, megjithatë nuk do ishte çudi nëse do të qëndronte dyshja pas kësaj blerjeje duke marrë parasysh pasurinë e konsiderueshme të secilit, Beyonce 500 milionë dollarë dhe Jay-Z me 1.4 miliardë.