“Makina më hodhi 5 metra në ajër, jam invalid dhe gjykata s’më ka dhënë të drejtë”



“Makina më hodhi 5 metra në ajër, jam invalid dhe gjykata s’më ka dhënë të drejtë”

13:27 27/10/2020

Dalip Kullafi ka treguar këtë të martë historinë e tij në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Kullafi shprehet se ka vuajtur dyerve të spitalit, për shkak se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhet.

Kam bërë një grafi në Rrogozhinë, kam ikur natën se në spitalin e Lushnes nuk më bënin asgjë. Ai doktori në grafi nuk e kuptoi që unë e kisha këputur, por më tha se që kisha çarje legeni dhe më dha disa ilaçe. Por të paktën kishte bërë grafi të pastër dhe atë grafi e çova në spital tjetër”, thotë ai.

Ndërkohë gruaja e tij shprehet se kanë shkuar në Spitalin Ushtarak dhe doktori kishte kërkuar operacion urgjent. “Shkuam në Spitalin Ushtarak dhe doktori tha ‘duhet operuar menjëherë se këtij po i kalbet trupi’”, shton ajo.  

Dalip Kullafi thotë se ai është operuar, tani ka protestë dhe është invalid për punë por nuk i kanë dhënë asnjë lekë. “Jam shtuar në Spitalin Ushtarak dhe kam bërë ndërhyrje kirurgjikale në legen, se jam me protezë. Unë tani jam invalid dhe nuk punoj dot, por s’më kanë dhënë asgjë”, shton qytetari

Më tej ai tregon se ka komunikuar dhe me personin që e aksidentoi, por nuk ai i kishte thënë se nuk do i jepte asnjë dëmshpërblim dhe shton se janë kërcënuar dëshmitarët.

Ai që më vrau nuk e njoh fare, vetëm babanë e tij, i thash që të më hiqte shpenzimet e spitalit, por më tha se nuk do më jepte asnjë lekë. Ai më përplasi me furgon, më hodhi 4 metra në ajër, por ata që kanë aksidentin nuk kanë fol se kanë pasur frikë”.

Por problemi i tij nuk mbaron këtu, pasi spitali e kishte deklaruar sikur ishte pa probleme dhe i kishte mbyllur dosjen. Ai shton se ka nisur dhe betejën ligjore, por as aty nuk ka gjetur të drejtën.

“Më tej ai shprehet se në spitalin e Lushnjes ai ishte regjistruar sikur nuk kishte pasur asnjë problem dhe ishte mbyllur çështja e tij. Doktori mjeko-ligjor kishte thënë për 9 ditë raport dhe kishte shkruar se isha mirë, por ai s’ka ardhur fare të më shikonte. Unë e dërgova çështjen në Gjykatën e Lushnjes dhe u vendos që të hapej çështja, por gjykata me vonë vendosi që të mbyllej çështja. Gjyqi vijoi në Vlorë në Apel dhe u në fitova prapë. Por prokuroria e ankimoi sërish.”, shprehet Dalip Kullafi./tvklan.al




Të ngjashme