Një aksident automobolistik ka ndodhur në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit” në rrethin e Sarandës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10 të ditës së sotme. Mjeti, që drejtohej nga 71-vjeçari A.Sh., përfundoi në oborrin e një banese. Brenda mjetit ndodheshin edhe 4 turistë të huaj, të cilët mbetën të lënduar nga ky aksident.
Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al