Makina merr flakë, humb jetën 17-vjeçari shqiptar në New York (Video)

Posta

Makina merr flakë, humb jetën 17-vjeçari shqiptar në New York (Video)

13:23 14/10/2019

Përplasen dy automjete, 2 të vdekur dhe një i plagosur

Dy adoleshentë mbetën të vdekur, një prej të cilëve me origjinë shqiptare, pasi makina e tyre përfundoi në një mbikalim dhe shpërtheu në flakë në Rockland County.

Altin Nezaj, 17 vjeç dhe Saniha Cekik, 15 vjeç nga Brooklyn, ndërruan jetë rreth orës 03:30, ndërsa një tjetër person mbeti i lënduar.

Shqiptari udhëtonte me një makinë Porche, që drejtohej nga Aisha Radoncic, 17-vjeç.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tjetër, një Volkswagen Jetta, nuk ka marrë lëndime. Zona ku ndodhi aksidenti konsiderohet si e rrezikshme dhe njihet për raste të tilla edhe në të kaluarën.

Një nga dëshmitarët tha se kishte dëgjuar britma dhe sëbashku me kalimtarë të tjerë të rastit kishin nxituar për të dhënë ndihmën e tyre.

Nuk dihet sesi e humbi kontrollin drejtuesi i mjetit, por hetimi për shkaqet e aksidentit po vazhdon./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi