Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Durrësit. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al