Një automjet u përfshi nga flakët në ecje e sipër, në afërsi të urës së Mifolit në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20. Automjeti “Opel”, që drejtohej nga një 42-vjeçare nga Durrësi, sipas policisë dyshohet se ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.

Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në makinë me të, një 51-vjeçare nga Tirana. Për ngjarjen autoritetet po bëjnë hetimet përkatëse./tvklan.al