Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Gramsh të Lushnjes.

Raportohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur pasi makina tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje dhe për pasojë shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se drejtuesi i mjetit së bashku me djalin e tij 17-vjeçar janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, në janë në rrezik për jetën apo jo.

Burime për Klan News bëjnë me dije se në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe 3 fëmijë, të cilët gjithashtu kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Siç duken edhe nga pamjet, makina është dëmtuar shumë në xhamin e përparmë në krahun e shoferit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al