Nuk ka të lënduar, dyshohet një defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në Unazën e Madhe të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Saukut. Drejtuesi i automjetit tip Benz ka mundur të dalë në kohë dhe policia thotë se nuk ka pasur lëndime.

Siç duket nga pamjet, automjeti luksoz është shkrumbuar tërësisht. Një grup hetuesish shkuan në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka pësuar një defekt.

Për shkak të ngjarjes trafiku është rënduar pasi ky është një aks që ka mjaft lëvizje.

Ditët e fundit kanë qenë të shumta rastet e djegies së automjeteve në rrugët e vendit. 

Tv Klan