Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Elbasan në fshatin Godolesh.

Një makinë tip “Volkswagen”, ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ka dalë nga rruga duke u rrokullisuar për disa metra në një lëndinë.

Si pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua. Ata janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti./tvklan.al