Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Lozhan, Maliq.

Mësohet se makina në pronësi të 53- vjeçarit me inicialet S.B ka qenë në garazhd në momentin që ka marrë flakë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e saj. /tvklan.al