Një automjet i parkuar në garazh ka marrë flakë në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Policia bën me dije se makina në pronësi të shtetasit me inicialet E.L. është shkrumbuar.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndonëse paraprakisht dyshohet për një zjarr aksidental.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al