Shoferi i kësaj makine shpëtoi për mrekulli këtë të hënë në Lezhë. Në rrethana ende për t’u sqaruar, Ndue Paluca humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi disa metra poshtë.

Gazetarja Vera Deda raporton se ngjarja ndodhi në dalje të fshatit Ungrej. Nga ngjarja, shoferi i makinës mbeti i lënduar, por pa probleme për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila nisi dhe punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al