Një automjet përfundoi në lumin Shkumbin këtë të martë, teksa udhëtonte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Siç raporton gazetari Fatos Salliu, i cili përcjell edhe këto pamje, nga ngjarja fatmirësisht nuk ka viktima. Në automjet ndodhej vetëm shoferi, i cili pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit. Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, tha dhe policia e Elbasanit në një njoftim për ngjarjen./tvklan.al