Makina përplas 10-vjeçarin

Foto ilustrim

Makina përplas 10-vjeçarin

18:38 09/10/2019

Një 10-vjeçar mbeti i plagosur këtë të mërkurë në qytetin e Shkodrës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në unazën perëndimore, tek ish-Zukthkashta.

Sipas policisë, i mituri u përplas nga një automjet me targa AA133SH, në timonin e së cilës ndodhej një 37-vjeçar me iniciale E. H.

10-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autoritetet policore shoqëruan shoferin e makinës dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT