Një djalë 10-vjeçar ndodhet në spitalin e Durrësit pasi u përplas nga një makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.

I mituri me iniciale R.P ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e makinës. Ai është një 45-vjeçar me iniciale E.Xh.

Për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, në vendngjarje ndodhet një grup hetimor./tvklan.al