Një 15-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja, sipas policisë ndodhi rreth orës 20:40, në Tufinë.

15-vjeçari u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej një person me iniciale A.A., në rrethana të paqarta. Adoleshenti u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shoferi i makinës ndodhet në vendngjarje, aty ku një grup hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al