Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al