Një 17-vjeçare është aksidentuar nga një automjet në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 tek bulevardi “Blu”, ku mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka përplasur të miturën më B.H., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al