2 persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një automjet teksa udhëtonin me motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:25, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, kur A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga Sh.P.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Autoritetet kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./tvklan.al