Një aksident me pasojë plagosjen e një 9-vjeçari ka ndodhur në Durrës. Policia e qytetit në një njoftim për mediat bën me dije se makina që përplasi të miturin drejtohej nga një 62-vjeçar.

Më datë 05.12.2020, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç”, sqaron policia.

I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë ku do të pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes./tvklan.al