Burrë e grua mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi u përplasën nga një automjet. Ata po ecnin anës rrugës, në Pajovë të Peqinit, kur u përplasën nga makina. Çifti i bashkëshortëve u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet policore ndaluar shoferin e makinës. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, megjithatë paraprakisht dyshohet se drejtuesi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

/tvklan.al