Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të kësaj të diele në Lushnje. Dy këmbësorë mbetën të plagosur pasi u përplasën nga një automjet.

Gazetarja e Tv Klan, Anila Sefa, sjell pamje nga vendi ngjarjes, ndërsa raporton se të plagosurit ndodhen në spital, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ata mësohet se po kalonin tek vizat e bardha kur u përplasën nga një makinë Benz.

Ndërsa policia në një njoftim për mediat sqaroi: “Sot rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“./tvklan.al