Një aksident automobilistik ka ndodhur në komunën e Likovës të Maqedonisë. Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, një makinë tip “Opel Corsa” ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar.

I mituri është dërguar në spitalin e Kumanovës, dhe më pas u transferua në Shkup për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferin e makinës, një 30-vjeçar me iniciale B.I. me qëndrim të përkohshmë në Zvicër.

Policia maqedonase vazhdon hetimet për shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al