Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 5 vjeç ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Çermë Sektor në Divjakë.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se “Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”.

Shoferi 54-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës dhe po merret në pyetje në lodhje me rrethanat e aksidentit.

Po ashtu është ngritur një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al