Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur ka ndodhur sot në Tiranës. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko”.

Mësohet se mjeti me drejtuese A. P.,  55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu bëhet me dije se drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al