Një 58-vjeçar ka humbur jetën këtë të Premte në Peqin teksa po udhëtonte me një karrocë kali. Policia bën me dije se karroca është përplasur nga një makinë.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë  e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin  që drejtonte karrocën. Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia./tvklan.al