Një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga makina në aksin rrugor Elbasan – Librazhd pranë fshatit Labinot Fushë.

Viktima me iniciale I.K. nga Korça u aksidentua nga një automjet me targa AA 474 KN, që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale A.D.

Ky i fundit u arrestua nga policia dhe ndaj tij u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/tvklan.al