Një këmbësor përfundoi në spital mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Sipas policisë, i dëmtuar nga kjo ngjarje mbeti një person me iniciale N.P, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ai u përplas nga një automjet, shoferi i të cilit u shoqërua në polici, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al