Një aksident me plagosjen e një personi ka ndodhur sot pasdite në Korçë. Policia lokale njofton se 80-vjeçari J.Zh. ka është aksidentuar nga një makinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, sqarojnë autoritetet.

Më tej po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al