Një automjet ka përplasur një këmbësor në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në Durrës, duke e lënë të plagosur. Këmbësori 50-vjeçar me iniciale P.K. u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tip Opel, G.T. 41 vjeç po merret në pyetje nga policia për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve në Durrës, kur automjeti përplas këmbësorin. Ditën e djeshme në lagjen “Nr.13 Plazh”, një tjetër automjet Opel përplasi për vdekje një fëmijë 4-vjeçar. Pas aksidentit, shoferi 26-vjeçar Klaudio D. u largua nga vendngjarja dhe u vetëdorëzua në pas në polici.

/tvklan.al