Një 55-vjeçar është përplasur nga një makinë në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:36. Sipas policisë, drejtuesi 34-vjeçar A.M. i makinës përplasi këmbësorin N.L. 55 vjeç. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al