Një këmbësor është përplasur nga një automjet, në Korçë, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”.

Sipas policisë, një 44-vjeçare, e cila drejtonte një tip “Volkswagen”, me targa AA303 KK, ka aksidentuar një të moshuar.

77-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ tvklan.al