Ndërron jëtë një nga dy të plagosurit e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Mizë, Divjakë. Sipas burimeve të policisë, 32 vjeçari me inicialet A.P duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motoçikletë ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motoçikletë, L.S, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje, por 25- vjeçari L.S mësohet se ka ndërruar jetë pak minuta si mbërriti në spital. 

Policia ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al