Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Zharrës të Patosit në Fier, ku një automjet është përplasur me një motorçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, A.H. rreth 50 vjeç.

Ndërsa shoferi i makinës tip Opel, E.S. 33 vjeç është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al