Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, pranë shkollës së Muzikës.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa një automjet tip “Range Rover” ka përplasur një motorr, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të tij, 59-vjeçarit L. Ç. banues në Fier. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Uniformat blu ndërkohë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, automjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.

/tvklan.al