Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrjen e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 22:45.

Një makinë e drejtuar nga Xh.H. u përplas me një motor. Për pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, 23-vjeçari me iniciale M.M. Ky i fundit ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje shkoi policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.  /tvklan.al