Një aksident me plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas Klan News mësohet se një makinë është përplasur me një motor.

Nga përplasja bëhet me dije se  i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit. Po ashtu mësohet se përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në zonën e njohur si Lungomare.

I lënduari ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore./tvklan.al